Denaj: Zerimi i tatimit mbi fitimin ul koston për biznesin dhe nxit formalizimin

Vlorë- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vijon turin e saj të takimeve me përfaqësues të biznesit.

Denaj u ndal në Vlorë, ku informoi tatimpaguesit me vendimet për uljen e barrës fiskale, e cila do ti ndihmojë ata të rimëkëmben pas situatës së shkaktuar nga karantina prej COVID-19.

“Do të jetë një periudhë e vështirë, por ne jemi pranë bizneseve për t’i dëgjuar dhe lehtësuar nga barra fiskale”, u shpreh ministrja Denaj.

Ndërsa një përfaqësues biznesi i bëri të ditur ministres se vendimi për zerimin e tatimit mbi fitimin nga 1 janari i vitit që vjen ishte mirëpritur, pasi do të lehtësonte ndjeshëm kostot e tyre.

“Nga zerimi i tatimit mbi fitimin unë kursej rreth 200 mijë lekë në vit”, tha ai, duke shtuar se edhe marrëdhënia dhe klima e biznesit ka ndryshuar.

“Që në doganë më tej me inspektorët ndjehet një klimë e re dhe një ndryshim pozitiv dhe kjo më bën entuziast”, shprehet përfaqësuesi i biznesit.

Ministrja Denaj theksoi më tej se heqja e tatimit mbi fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë do të ndihmojë edhe në fomalizimin e ekonomisë.

“Bizneset me xhiro nën 10 milionë nuk paguajnë as TVSH, por kanë detyrimin të regjistroni në kasë fiskale, duke qenë se nuk do të paguani tatim fitim. Ju duhet të deklaroni gjithçka që shisni. Pas vendimit për zerimin e tatimit mbi fitimin nuk do t’u duhet të përdorni fitimin si një element për tu shmangur detyrimeve dhe kjo nxit formalizimin”, deklaroi ministrja Denaj./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu