Himarë/ Zbulohet shkaku i vrasjes së biznesmenit Niko Goro

Himarë- Shkak i këtij konflikti që ka çuar deri në vrasjen e biznesmenit Niko Goro ka qenë një borxh prej 70 mijë eurosh që Goro i kishte Kliti Lekës.

Kliti Leka, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë.

Për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia raporton Report Tv.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu