“Nuk i ka hequr biznesit të vogël taksat”/ Rama-Bashës: Artist i vërtetë, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim

TIRANË- Tatim fitimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë që prej 1 janarit të vitit 2016 është zero.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjatë një emisioni televiziv deklaron se qeveria nuk i ka hequr biznesit të vogël taksat vjetore.

“Artist i vërtetë, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim”, deklaroi Kryeministri, taksa publikon videon.

View this post on Instagram

Artist i vërtetë, çdo ditë në punë për të na bërë të qeshim😂😂😂

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Ndërsa gazetarja i drejtohet duke pohuar se “Rama e ka hequr fare taksën për biznesin e vogël”, Basha e mohon një fakt të tillë. “Nuk e ka hequr fare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me bizneset. Shpesh herë dhe në praninë e medias. Mjaft të dalim sot tek një biznes në rrugë dhe ta pyesësh: ‘Paguan ti zero taksë?”. Ai do të thotë jo”.

Por gjatë takimeve që ka patur me biznesin e vogël, ata i pohojnë Bashës se paguajnë zero taksa vjetore.” Nuk na vrasin taksat vjetore. Taksa në shtet më është hequr, më është zeruar”, tha pronari i biznesit gjatë takimit me Bashën.

Nga data 1 janar 2014, biznesit të vogël, (tatimpaguesit me qarkullim nën 8 milion lekë) iu përgjysmua tatimi mbi fitimin në 7,5% në krahasim me biznesin e madh (tatimpaguesit me qarkullim mbi 8 milion lekë), për të cilët norma tatimore u bë 15 %. Tatimpaguesit me qarkullim nga zero në 2 milionë lekë paguanin një tatim fiks prej 25 mijë lekë në vit.

Nga data 1 janar 2016, u propozua të thellohet kjo ulje, me një normë tatimi prej vetëm 5%, për tatimpaguesit nga 5 milion deri në 8 milion lekë, ndërsa për tatimpaguesit me qarkullim nën 5 milion lekë, tatim fitimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël u bë zero.

Biznesi me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë në vit nga 1 janari i vitit 2021 nuk do të paguajë tatim mbi fitimin për një periudhë 9 vjeçare.

Nga vendimi për zerimin e tatimfitimit për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, duke nisur nga 1 janari 2021 do të përfitojnë 91% e bizneseve që operojnë në treg./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu