Spiropali: Asnjë hap pas tek Iliri dhe Saliu, që për 30 vjet nëpërkëmbin të gjallë dhe të vdekur

Kavajë- E deleguara politike e Partisë Socialiste në qarkun Tiranë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë takimeve në bashkinë Kavajë ka zhvilluar edhe takime me banorë dhe anëtarë të rinj të PS-së të njësisë Helmës.

Ministrja Spiropali u shpreh se nuk mund të ketë më kthim pas tek ata që për 30 vjet nëpërkëmbën të gjallë e të vdekur dhe se më shumë drejtësi dhe investime do të ketë në mandatin e tretë qeverisës.

“Asnjë hap pas tek Iliri dhe Saliu, që për 30 vjet nëpërkëmbin të gjallë dhe të vdekur. Bashkë në 25 Prill për më shumë drejtësi në sallën e gjyqit dhe në shoqëri, më shumë investime në infrastrukturën rrugore dhe arsimore, për rehabilitimin e ujësjellsave, ndërtimin e rrugëve, për rindërtimin dhe për punët e kryera dhe angazhimet e reja.” – u shpreh Spiropali.

Në bashkinë e Kavajës qeveria shqiptare po kryen një sërë investimesh infrastrukturore, një ndër të cilët është rehabilitimi i ujësjellësave, që do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 42 mijë banorë./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu