Bashkia Bulqizë njoftim të rëndësishëm për fëmijët e familjeve në nevojë: Nisin aplikimet për bursa në Shkollën e Mesme Profesionale

Bulqizë | Përmes një njoftimi zyrtar, Bashkia Bulqizë ka bërë të ditur se kanë nisur aplikimet për bursa studimi në Shkollën e Mesme Profesionale për fëmijët e familjeve në nevojë në vitin e parë, që marrin ndihmë ekonomike.

Bashkia i fton të gjitha këto familje që të aplikojnë për për të përfituar bursë dhe se afati i aplimeve ka nisur më datë 20.10.2020 dhe do të zgjasë një muaj, deri më datë 20.11.2020.

Në vijim të njoftimit, Bashkia ka ndarë edhe të gjithë dokumentacion e nevojshëm për të përfituar bursë, ndërsa për më shumë informacion, ftohen të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë Drejtorisë së Arsimit, Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Bulqizë.

Njoftimi i plotë:

🔴NJOFTIM
NJOFTOHEN TË GJITHË FAMILJARËT QË KANË FËMIJË NË VITIN E PARË TË SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE PËR VITIN SHKOLLOR 2020-2021 DHE JANË FAMILJE NË NEVOJË (marrin ndihmë ekonomike),TË APLIKOJNË PËR TË PËRFITUAR BURSË.

AFATI I PRANIMIT TE DOKUMENTACIONIT FILLON NGA DATA 20.10.2020 deri me 20.11.2020.

PËR MË SHUMË INFORMACION PARAQITUNI PRANË DREJTORISË SË ARSIMIT, TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE NË BASHKINË BULQIZË.

🔴DOKUMENTET QË NEVOJITEN PËR APLIKIM PËR BURSË
1-KËRKESË E NXËNËSIT/STUDENTIT 2-FOTOKOPJE E DEFTESES SË KLASËS SË IX. 3-DEKLARATË EKONOMIKE E KRYEFAMILJARIT 4- VËRTETIM I NXËNËSIT/STUDENTIT NGA SHKOLLA KU VIJON STUDIMET
5- VËRTETIM TË NXËNËSVE/STUDENTËVE TË TJERË TË FAMILJES NGA SHKOLLA KU VIJOJNË STUDIMET 6-VËRTETIM NGA ZYRA E NDIHMËS EKONOMIKE 7-VËRTETIM NGA TAKSA- TATIME PESHKOPI (on line) 8-VËRTETIM NGA ZYRA E TAKSAVE PRANË BASHKISË BULQIZË 9-VËRTETIM NGA ZYRA E PUNËS (për anëtarët e familjes mbi 18 vjeç të regjistruar papunë) 10-VËRTETIM NGA ZYRA E SIGURIMEVE SHOQËRORE (për familjarët të cilët trajtohen me pension invaliditeti ose pension pleqërie)
11-VËRTETIM TË PAGËS NGA QENDRA E PUNËS
13- TË ARDHURAT MUJORE PËR FAMILJE TË JENË 3000 – 4000 LEKË TË RINJ PËR FRYMË NË MUAJ.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu