Finalizohet projekti për rrugën Zgosht-Çerenec; Çfarë përfiton Bulqiza?

BULQIZË – Është arritur në fazën finale të hartimit të projektit për ndërtimin e rrugës Zgosht-Çerenec. Projekti vlerësohet si nga më të rëndësishmit për ndikimin që do të ketë në zhvillimin ekonomik të Bulqizës.

Përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Bashkive Bulqizë dhe Librazhd, si edhe grupe të interesit u mblodhën dje në Fushë-Studën për një konsultim publik rreth ndërtimit të rrugës Zgosht-Çerenec, në kuadër të “Programit të konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Bashkia Bulqizë, projekti në vetvete konsiderohet si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin e zonës, pasi ai do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në përmirësimin e rrugës Zgosht-Çerenc, por edhe në shumë fusha të tjera.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka renditur përfitimet e shumta që kjo bashkë do të ketë me realizimin e këtij projekti. Sipas tij, rruga Zgosht-Çerenec do të ndikojë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik nëpërmjet zhvillimit të agrobiznesit dhe turizmit; zbulimin dhe ekspozimin e zonës tonë si një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj; ekspozimin më të mirë të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë; përmirësimin e lëvizjes së automjeteve dhe të sigurisë në rrugë; planin e Veprimit Mjedisor dhe Social, në përputhje me kërkesat e performancës së BERZH; lidhjen e shkurtër me pjesën lindore dhe juglindore të Shqipërisë, por edhe me vendet fqinje.

I financuar nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare nëpërmjet FSHZH, pritet që kontrata për realizimin e këtij projekti të nënshkruhet brenda këtij viti, teksa puna për realizimin e tij parashikohet të kryhet brenda një periudhe rreth 6 mujore.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu