
SHKODËR- Fuat Vjerdha bëhet gjyqtari i parë në sistemin e drejtësisë i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën pas një vendimi të ditës së sotme. Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit nga Vettingu.
Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtar Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA-së Albana Shtylla. Vendimi është marre në dhomën këshillimi të mbyllur nga KPA. Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun.
Megjithatë, tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA-së. Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyre dhe integritetin e Fuat Vjerdhës.