
TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta duke u shprehur se ai ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga Presidenti, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh
Rama thotë se të dy bashkë e kanë një lidhje, i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pasaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, tha Rama.
Shqiptarja.com publikoi ditën e sotme skandalin e metës, i cili i kishte dhënë nënshtetësi shqiptare brenda 8 orësh futbollistit të Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, edhe pse ky i fundit ishte i akuzuar për falsifikim të lejes së qëndrimit.