Bie ritmi në rritje i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërrojnë jetë 3 pacientë

Tiranë | Të dhënat epidemiologjike të përditësuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregojnë një ulje të lehtë të ritmit në rritje të të infektuarve ditorë me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 288 raste të reja me koronavirus, 11 më pak se dje, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 pacientë.

Rastet e reja janë zbuluar nga testimi i 1,304 personave të dyshuar të infektuar.

Ndërkohë janë shëruar edhe 51 të infektuar të tjerë.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore         288
Të shëruar ne 24 orë      51
Të shtruar në spitale       280
Humbje jete në 24 orë  3
Testime ditore                  1304
Raste pozitive                    19,445
Raste të shëruara            10,705
Raste Aktive                        8260
Humbje jete                      480

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu