Dy sulme të njëpasnjëshme terroriste në Turqi, plagosen dy efektivë policie

Iskenderun | Një shpërthim i fuqishëm me bombë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin Iskenderun, në Jug të Turqisë, ku paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist kamikaz.

Mediat turke raportojnë se një njeri ka hedhur veten në ere nga shpërthimi i një bombe që mbante në trup. Ndërkohë pas pak çastesh ka ndodhur edhe një sulm tjetër me armë në drejtim të forcave të policisë në qytetin Pajas, jo shumë larg Iskenderunit.

Sabah” raporton se nga sulmi në Iskenderun është plagosur një shef policie, ndërsa nga sulmi tjetër në Pajas është plagosur një oficer.

Shpërthimi me bombë ndodhi në rrugën Iskender Fener rreth orës lokale 21:00, duke dëmtuar dyqanet dhe automjetet që ndodheshin në vendngjarje.

Ndërkohë sulmi me armë në Pajas u krye ndaj një patrulle policie, duke lënë të plagosur një polic, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Menjëherë pas kësaj agresorët e armatosur janë nisur në drejtim të Iskenderunit.

Paraprakisht flitet që sulmi të jetë kryer nga anëtarë të organizatës PKK, prej kohësh e shpallur organizatë terroriste nga Turqia.

Partia e Punëtorëve e Kurdistanit (PKK) është cilësuar nga Ankaraja si organizatë politike terroriste me bazë në rajonin e Kurdistanit, i cili shtrihet midis Turqisë dhe Irakut.

Që nga viti 1984, PKK është përfshirë në një konflikt të armatosur me shtetin turk (me armëpushime në 1999–2004 dhe 2013–2015), duke kërkuar autonomi dhe të drejta më të mëdha politike dhe kulturore për kurdët brenda Republikës së Turqisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu