Nis raundi i dytë i Ligës së Kampioneve

ZYRIH– Nesër do të fillojë turi i dytë e ndeshjeve të sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampioneve të UEFA-së, garës më prestigjioze të futbollit europian të klubeve.

Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen më 27 dhe 28 tetor, ndërkohë që përballja derbi që dallohet këtë javë është ajo midis Juventusit dhe Barcelonës që do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkaq, Medipol Basaksehir, ekipi që këtë vit po përfaqëson Turqinë në Ligën e Kampionëve, të mërkurën do ta presë kampionin francez Paris-Saint Germain.

Programi i ndeshjeve:

E martë (27.10.2020)

18:55 Lokomotiva (Rusi) – Bayern Munich (Gjermani)

18:55 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – Inter (Itali)

21:00 Atletico Madrid (Spanjë) – Salzburg (Austri)

21:00 Borussia Monchengladbach (Gjermani) – Real Madrid (Spanjë)

21:00 Olympique Marseille (Francë) – Manchester City (Angli)

21:00 Porto (Portugali) – Olympiakos (Greqi)

21:00 Atalanta (Itali) – Ajax (Holandë)

21:00 Liverpool (Angli) – Midtjylland (Danimarkë)

E mërkurë (28.10.2020)

18:55 Krasnodar (Rusi) – Chelsea (Angli)

18:55 Medipol Basaksehir (Turqi) – Paris Saint-Germain (Francë)

21:00 Sevilla (Spanjë) – Rennes (Francë)

21:00 Borussia Dortmund (Gjermani) – Zenit (Rusi)

21:00 Club Brugge (Belgjikë) – Lazio (Itali)

21:00 Ferencvaros (Hungari) – Dinamo Kiev (Ukrainë)

21:00 Juventus (Itali) – Barcelona (Spanjë)

21:00 Manchester United (Angli) – Leipzig (Gjermani)

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu