VIDEO/ Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria, Rama: Do shkoj t’i pres vetë në Liban

Tiranë | Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot detaje të tjera nga operacioni ndërkombëtar për rikthimin në atdhe në shqiptarëve të mbetur në Siri.

Në një intervistë mediatike, kryeministri ka deklaruar se do të udhëtojë edhe vetë nesër drejt Libanit, për të pritur shqiptarët që do të riatdhesohen në fazën e parë nga Siria, që siç tha ai, janë 4 fëmijë dhe një nënë e plagosur në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai shtoi se më pas do të vijohet me fazën e dytë për riatdhesimin edhe të shqiptarëve të tjerë.

Rama tha se qeveria ka përgatitur të gjitha kushtet e nevojshme për pritjen e tyre, si; vendin e akomodimit, psikologët dhe kujdesin shëndetësor.

Postimi i kryeministrit Rama:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë🙏

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër❤️

/Bulqiza.info/

VIDEO/ Operacion ndërkombëtar për riatdhesimin e familjeve shqiptare të mbetura në Siri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu