Ruçi letër ngushëllimi Presidentit të Bundestagut Gjerman

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër ngushëllimi Presidentit të Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble, për ndarjen nga jeta të Zëvendëspresidentit të Bundestagut, Thomas Opperman.

“Me trishtim të thellë mora lajmin mbi ndarjen e papritur nga jeta të Zëvendëspresidentit të Bundestagut, Thomas Opperman. Të gjithë jemi të tronditur nga ky largim i hidhur. Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal më lejoni t’ju shpreh Juve, Bundestagut dhe familjes së të ndjerit ngushëllimet për këtë humbje të rëndë”, shprehet Ruçi.

“Thomas Opperman ishte një politikan dhe ligjvënës i klasit të lartë dhe shërbeu me përkushtim, pasion e intelekt. Gjermania humbi  një legjislator të rrallë dhe Bundestagu një Zëvendëspresident të shquar, i cili u bëri një shërbim të jashtëzakonshëm Gjermanisë dhe Europës  në këto kohë të trazuara”, shprehet në letrën e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu