Tentoi të korruptonte me 50 euro policin në aeroportin e Rinasit, 22-vjeçari përfundon në pranga

Tiranë | Një 22-vjeçar me inicialet R. A., nga Elbasani është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ në Rinas, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ndonëse nuk plotësonte kushtet.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Shengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen angleze J. G., 35 vjeçe.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën në çantë 21.900 paund të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasja J. G. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi”.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu