Tentoi të korruptonte policin me 5000 lekë, në pranga një 31-vjeçar

TIRANË – Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të korruptonte një prej efektivëve të rrugores.

31-vjeçari me iniciale G.T. u ndalua nga policia rrugore pasi kaloi semaforin me të kuqe.

Pasi iu kërkua patenta dhe leja e qarkullimit, ai nxori dhe një kartëmonedhë prerje 5000 lekëshe për t’ia dhënë policit.

Pas kësaj, ai u arrestua për veprën penale  “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu