Zbulohet kush është nëna me fëmijët që u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri; Rama niset për t’i pritur në Liban

Bejrut | Qeveria shqiptare, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane, Konsullata e Shqipërisë në Siri, Kryqi i Kuq dhe palë të tjera ndërkombëtare e humanitare janë angazhuar në një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Siri.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi më herët se riatdhesimi i tyre do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, nesër, do të mbërrijnë në Shqipëri katër fëmijë dhe një nënë, e cila siç njoftoi kryeministri është e plagosur, në gjendje të rëdë shëndetësore.

Bëhet fjalë për zonjën Floresha Rasha me fëmijët e saj; Amarin, Emelin dhe Hatixhen, si dhe djalin e familjes Dumani, Endrin. Ajo është bashkëshortja e Diamant Rashës, lindur në Sllovë të Dibrës dhe ish-banues në Tiranë, i cili sot nuk jeton më, pasi është vrarë me snajper gjatë luftimeve në Siri.

Ata u nxorën sot nga kampi Al-Hol në Siri dhe u nisën drejt Damaskut nën shoqërimin e kreut të Gjysmëhënës së Kuqe, nga ku u shoqëruan më tej nga delegacioni i Konsullatës shqiptare në Liban deri në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, për t’u nisur më pas me avion drejt Shqipërisë.

Gjithashtu ata do të takohen në Liban me kryeministrin Edi Rama, i cili njoftoi se do të shkojë edhe ai vetë për t’i pritur.

Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme, po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë. Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për ti trajtuar më kujdes.

E ëma e fëmijëve të vegjël është në gjendje të vështirë ka plagë në trup, por do vij me ne. E rëndësishme se ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Tani presim sinjalin e fundit për të marrë dhe të tjerët”, – tha Rama, raporton ‘TCh’.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu