Princ Leka dhe Elia Zaharia ndajnë fotot e para të Princeshës Geraldinë

Tiranë | Princ Leka i Shqipërisë dhe bashkëshortja e tij, Princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë gjatë javës që lam pas. Ndërkohë, në një postim në ‘Facebook’, Elia ka ndarë fotot e para të vajzës.

Ata kanë zbuluar edhe një rastësi të veçantë. E vogla Geraldine ka ardhur në jetë në po të njëjtën datë që Mbretëresha Geraldine, gjyshja e vajzës, është ndarë nga jeta.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!
Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!
Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!
”, – shkruan ajo.

Kujtojmë që Princi Leka Zogu II dhe Princeshë Elia Zaharia u martuan më 8 tetor të vitit 2016 me një ceremoni madhështore.

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

Fotografia e Elia Zaharia Zogu

/Bulqiza.info/

Ardhja në jetë e Princeshës Geraldinë; reagon Familja Mbretërore e Shqipërisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu