“E dua, kam rënë në dashuri me të”, Bleona Qerreti habit me deklaratën për Grenellin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përkrahur hapur presidentin aktual, Donald Trump, duke i bërë thirrje komunitetit shqiptar që të votonin atë dhe jo demokratin Xho Bajden.

Bleona para disa ditësh ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell. Këtë e lajmëroi vetë ajo përmes postimit të disa fotografive në rrjetet sociale, por ndërkohë edhe vetë Grenelli publikoi një foto me të, teksa e ka quajtur “syperylli ndërkombëtar”.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar në një studio televizive se ka edhe një ndjenjë të veçantë emocionale për diplomatin amerikan. Ajo ka treguar se është zyrtarisht në dashuri me Grenellin dhe se ai është një “rockstar”, duke shtuar se ajo gjithmonë ka dashur që zgjedhjet ti fitojë Donald Trump.

“E dua, jam zyrtarisht në dashuri me të. Është një ‘rockstar’, është një fat i gjithë shqiptarëve. Jam vajzë me fat që e kam takuar. E adhuroj. E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes. Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”, – është shprehur këngëtarja, Bleona.

Fotografia e Bleona

Fotografia e Bleona

time.al - Bleona Qerreti përsëri “në krahët” e Donald Trump - Na ndiqni ne,  të ndiqni lajmet

Bleona Qerreti i bën thirrje shqiptarëve në SHBA, "Votoni për Trump-in" -  Gazeta Mapo

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu