Panairi i Librit; Fatos Baxhaku vlerësohet me çmimin për librin më të mirë origjinal pas vdekjes

Tiranë | Fatos Baxhaku ka fituar sot, pas vdekjes së tij, çmimin për “krijimtarinë më të mirë origjinale”, për librin historik “Në emër të Noes”.

I vëllai i tij, Artur Baxhaku, tha se dikur shkonte me vëllain në panairin e librit dhe se vjet mungoi.

Publicisi dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare më 16 gusht 2019 nga një sëmundje e rëndë.

Lista e çmimeve fituese:

  1. Çmimi për krijimtarinë me të mirë origjinale, Fatos Baxhaku pas vdekjes për librin “Në emër të Noes”
  2. Çmimi për përkthimin me të mirë Agim Doksanit për “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” të Elena Ferrantes.
  3. Çmimi për letërsinë me të mirë për fëmijë, autorja më e mirë, Adelina Mamaqi
  4. Çmimi për përkthimin me të mirë nga frëngjishtja, poeti Primo Shllaku për përkthimin e “Shën Meria e Parisit” e Viktor Hygose.
  5. Çmimi ‘Lexuesi i bibliotekës 9-vjeçari’ i jepet Jamarbër Hoxhës

Baxhaku njihej si autori i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, dhe ka  qenë autor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e Vjetër” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive, e po ashtu bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu