Infektohet me COVID-19 aktorja Mariana Kondi

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi, është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ku shfaqet e mbuluar me batanije në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje shëndetësore të mirë.

Mariana është shprehur se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është lodhur dhe ka vendosur të dëgjojë vetëm profesionistët.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, – ka shkruar aktorja krahas fotos. 

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu