Prokuroria e Kukësit përfundon hetimet, Fjolla Morina pritet të dalë në gjyq për armëmbajtje pa leje

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Kukës | Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Fjolla Morina, e cila pak kohë më parë u kap me pistoletë në makinë teksa po futej në Shqipëri nga dogana e Morinës.

Fjolla Morina tashmë akuzohet zyrtarisht për armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj në makinë, biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin është pushuar çështja.

Më shkatërroi familjen"! Ish-bashkëshortja e biznesmenit "shpërthen" ndaj  Fjolla Morinës: Marrtë nga jeta atë që... - Balkanweb.com - News24

Dosja mësohet të ketë kaluar tek gjykatësi paraprak, ndërsa pritet të caktohet edhe data e gjyqit.

Kujtojmë që fillimisht në media u raportua se këngëtarja Morina dhe biznesmeni Syla kishin një lidhje intime dashurie, por këto pohime u mohuan nga vetë këngëtarja, e cila tha se ai është i martuar dhe akuzoi mediat se po i shkatërronin familjen. Ndërkohë më vonë, ajo e ka pranuar vetë lidhjen me Fisnikun, i cili u nda edhe nga bashkëshortja e tij.

Ish-bashkëshortja e Fisnik Sylës reagoi publikisht, Fjolla Morina iu  përgjigjet kritikave - Abc News

Del nga arresti shtëpiak, Fjolla Morina shihet në përqafime e puthjet e të  fejuarit

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu