Vlorë/ Françeska Jaçe përmbyset me X5-së në rrethrrotullim

Vlorë | Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Vlorë. Një automjet tip ‘BMW X5’ ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur në rrethrrotullim.

Ndërkohë një prej qytetarëve, i cili ka qenë edhe më afër aksidentit shprehet se e aksidentuara është modelja Françeska Jaçe. Mësohet se ajo ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Ndërkohë nga postimet (story) e Franceskës në Instagram shihet se ajo e ka kaluar mbrëmjen dje në Vlorë. Kujtojmë që Françeska është pronare e një automjeti “BMW X5”.

Sipas një dëshmitari, ajo është lënduar në dorë, teksa është ndihmuar nga kalimtarët.

Deri më tani shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu