Hysaj pozitiv me COVID-19, humb takimin me Bjellorusinë

Elseid Hysaj humb finalen me Bjellorusinë. Mbrojtësi i djathtë ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19, nga testet që janë kryer dje për kuqezinjtë.

Këtë e ka konfirmuar FShF në faqen zyrtare, por edhe vetë lojtari apo edhe skuadra napolitane.

Nga ana tjetër, trajneri reja pritet që të ketë në fushë ‘gladiatorin’ Gjasula, i cili do të sakrifikojë, duke ditur se problemet në shpatull, nuk kalojnë kaq thjeshtë brenda dy ditësh.

Përshëndetje të gjithëve. Doja vetëm t’ju njoftoja se kam dalë pozitiv me “COVID-19”, por falë Zotit jam mirë dhe asimptomatik. Do të rikthehem sa më shpejt. Kini kujdes, përdor- ni gjithmonë maskat dhe mbrohuni. Forca Shqipëria, do kthehem së shpejti”, – ka shkruar mbrojtësi kuqezi.

Në njoftimin e FShF-së dhe më tej të konfirmuar nga skuadra e Napolit, mbrojtësi do të qëndrojë në Shqipëri për të kryer karantinën, deri në momentin që do të rezultojë negativ dhe i gatshëm për të udhëtuar drejt Italisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu