Infektohet me COVID-19 këngëtarja Eneda Tarifa, vetëizolohet në banesë me të bijën

TIRANË – Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa, i është shtuar listës së të infektuarve me virusin COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një videoje në rrjetet sociale.

Tarifa thotë se menjëherë pasi mori përgjigjen e testit është vetëizoluar në banesë, së bashku me vajzën e saj.

Këngëtarja ka treguar se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka humbur shijimin dhe nuhatjen, simptoma këto të cilat e shtynë atë që t’i nënshtrohej një testimi për COVID-19.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të vajzës, ajo thotë se ka qenë në gjendje gripale për dy ditë, me pak temperaturë.

Eneda është treguar optimiste dhe ka theksuar se nuk po merr asnjë mjekim, sepse nuk ka asnjë shenjë të dukshme.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, – ka thënë ajo ndër të tjera gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit në ‘Instagram’.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu