Liga e Kombeve; Shqipëria mposht 3-2 Bjellorusinë, e para në grup

Tiranë | Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-2 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen që u luajt sot pasdite në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në minutën e 19-të Kombëtarja arriti të kalojë në avantazh teksa Cikalleshi shënoi gol me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë.

Në minutën e 27-të ishte sërish Cikalleshi ai që dyfishoi shifrat për Kombëtaren duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Por, Bjellorusia shkurtoi diferencën e golave në 2-1 në minutën e 35 me anë të Skavysh.

Në minutën e 44-t ishte Rey Manaj që shënoi golin e tretë për Kombëtaren pas një aksioni të shpejtë të Kombëtares.

3-1 ishte rezultati me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte Bjellorusia që shkurtoi diferencën e golave në 3-2 duke shënuar në minutën e 80-të me anë të Laptev.

Minutat e fundit ishin mjaft të zjarrta teksa Kombëtarja menaxhoi rezultatin e arritur duke kontrolluar lojën.

Me këtë fitore Kombëtarja renditet e para në grupin 4 të Ligës C me 11 pikë duke lënë pas Bjellorusinë me 10 pikë.

/Bulqiza.info/

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu