Meta pas fitores së kuqezinjve: Gratë e Bjellorusisë janë të papara

Tiranë | Në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi në stadiumin “Air Albania”, në mbështetje të kuqezinjve ka mbërritur edhe presidenti Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat teksa po ngjiste shkallët e stadiumit, presidenti u shpreh se nuk mundi të vinte që në fillim të ndeshjes për shkak të agjendës në Presidencë dhe shpresonte që sfida të mbyllej me fitoren e djemve kuqezinj.

Ai tha se kuqezinjtë e Shqipërisë dhe gratë e Bjellorusisë janë të paparë, referuar këtu protestave të grave bjelloruse kundër regjimit të presidentit Lukashenko.

Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore. 

Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë, faleminderit”, – u shpreh presidenti.

Ndërkohë në një postim në ‘Facebook’ pas përfundimit të ndeshjes, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-2, Meta shkruan: Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak! 👐🇦🇱

Ndërsa në një postim të dytë, ai ka ndarë disa foto me Cikalleshin, i cili shënoi dy gola gjatë takimit. “Cikalleshi është i paparë. Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë! 👐🇦🇱”, – shkruan presidenti Meta.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

/Bulqiza.info/

Liga e Kombeve; Shqipëria mposht 3-2 Bjellorusinë, e para në grup

VIDEO/ Gratë bjelloruse përplasen me forcat e policisë për të mbrojtur djemtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu