Ndeshja me Bjellorusinë/ Ish futbollisti mesazh Kombëtares: Luani me zemër

TIRANË- Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares shqiptare, Edvin Murati ka vlerësuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit, teksa ka kërkuar që në sfidën ndaj Bjellorusisë të luajnë me zemër.

Në një mesazh të posaçëm për FSHF.org, ai u kërkon djemve që të luajnë me zemër në ndeshjen kundër Bjellorusisë dhe të arrijnë një rezultat pozitiv, që do të na rendiste në krye të grupit 4 të Ligës C në Nations League.

“Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi tre gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë. Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë”, u shpreh ai në mesazh.

“Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”, shprehet Murati në mesazhin e tij.

Kombëtarja do të zhvillojë sot në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë në orën 16:00 dhe në rast fitoreje, ajo do të ngjitet në vendin e parë të grupit 4, në Ligën C./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu