“Vetëm kaq? Po në ligën tjetër çfarë do bëni”, Braçe i pakënaqur me Kombëtaren: Paratë që fituat sot dhurojini për fushën e “Air Albania”

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në një postim në mediat sociale, u ka kërkuar lojtarëve të kombëtares shqiptare që të dhurojnë paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” për riparimin e tapetit në këtë stadium.

Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim, edhe pse sipas tij të gjitha skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq! Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?

Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret! Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, – shkruan Braçe.

Fitorja e Shqipërisë përballë Bjellorusisë e ngjiti kombëtaren në grupin e skuadrave të Ligës B. Kombëtarja jonë fitoi edhe çmimin 1.125 milionë euro që ishte parashikuar për triumfuesin e Grupit 4 të Ligës C.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu