“Dy ditë shërbim dentar falas”, Bashkia Bulqizë jep lajmin e mirë për personat që kanë probleme me dhëmbët

Bulqizë | Prej dy ditësh, në Bashkinë Bulqizë po zhvillohet një shërbim dentar falas për qytetarët që kanë probleme me dhëmbët, veçanërisht për familjet në nevojë, të cilat nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e kujdesit dentar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bashkia Bulqizë përmes një postimi në ‘Facebook’.

Këtë shërbim dentar falas e ka mundësuar shoqata International Childrens Mission (Misioni Ndërkombëtar i Fëmijëve), Kisha Ungjillore Asambleja e Perëndisë Shqipëri.

Shërbimet e ofruara falas nga stafi i dentistëve janë: heqje dhembësh, mbushje dhembësh si dhe vendosje e protezave për personat që kanë nevojë.

Bashkia thotë se ky shërbim cilësor falas do të ofrohet edhe ditën e enjte për çdo person që do të ketë nevojë të marrë një nga shërbimet e lartpërmendura.

Fotografia e Bashkia Bulqize Faqja Zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu