Bulqizë/ Nisin punimet për rikonstruksionin e Unazës; Alla jep lajmin e mirë për banorët e Qytetit të Vjetër

BULQIZË – Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka njoftuar mëngjesin e sotëm nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Unazës në Qytetin e Vjetër të Bulqizës.

Pas një inspektimi të punimeve në terren, Alla shkruan se “fundi i këtij viti do ta gjejë Unazën e Qytetit të Vjetër të ndryshuar tërësisht”.

Ai shton se rikonstruksioni, i cili po mundësohet me fondet e Bashkisë, do të përfshijë shtrimin me asfalt, sinjalistikën rrugore, mbjelljen e pemëve dekorative dhe sistemimin e hapësirave përreth.

POSTIMI I KRYEBAShKIAKUT ALlA:

#UnazaQytetiVjetër📍
Fundi i këtij viti do ta gjejë Unazën e Qytetit të Vjetër të ndryshuar tërësisht.
☑️Shtrimi më asfalt🚜
☑️Sinjalistika rrugore🚦🚧
☑️Ndriçimi💡
☑️Mbjellja e pemëve🌲
☑️Sistemimi i hapësirave përreth🌾
janë pjesë e punës që tashmë ka nisur për rikonstruksionin e Unazës së Qytetit të Vjetër.🤗

Investimet po bëhen me fondin e Bashkisë Bulqizë dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti.
👉Qytetarët tanë meritojnë më të mirën!
#Bulqiza🌹
#QytetiVjetër🌹
#BashkiaBulqizë🌹

Fotografia e Lefter Alla - Faqja zyrtare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu