Buxheti i vitit 2021/ Denaj: Rritet me 1.2 miliardë lekë mbështetja për energjinë

TIRANË- Në buxhetin e vitit 2021 janë akorduar 1.2 miliardë lekë më shumë për energjinë, krahasuar me vitin 2020.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se, “mbështetja për energjinë do të jetë +62% më shumë se viti që po lëmë pas”.
Diversifikimi i burimeve energjetike është jetësor për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha Denaj.
Ministrja theksoi se do të rritet me 38% përdorimi i energjisë së rinovueshme dhe me 6.5% do të rritet eficenca e energjisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu