Buxheti 2021 për transportin hekurudhor/ Denaj1.2 miliardë lekë më shumë se në 2020

TIRANË- Buxheti për vitin 2021 për transportin hekurudhor është rritur 1.2 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2020.

Kështu u shpreh sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Mbështetja për Transportin Hekurudhor dyfishohet krahasuar me vitin që po lëmë pas, për t’i dhënë jetë dy projekteve madhore rikonstruksionit të segmentit Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re Tiranë-Rinas”, – tha Denaj.

Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës parashikon që krahas ndërtimit të një linje të re për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, edhe modernizimin e linjës ekzistuese Tiranë – Durrës nëpërmjet përmirësimit të karakteristikave gjeometrike dhe operacionale të vijës hekurudhore në përputhje me standardet e BE-së.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu