Shkarkimi i Rexhepit/ Shaqir Fetahu zgjidhet kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut

ShKUP – H. Hfz. Shaqir Fetahu është zgjedhur kryetar i Bashkësia Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut.

Përzgjedhja e tij është bërë përmes një procesi të qetë dhe transparent në hapësirat e BFI-së në Shkup. Muftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, u zgjodh Reisul Ulema i BFI në RMV.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot fitoi BFI-ja, sot fituam të gjithë, njerëzorja dhe konstruktivja. Prej sot kemi amanet dhe përgjegjësi të madhe të prezantojmë islamin në frymën e tij burimore dhe tradicionalë”, – u shpreh Shaqir Fetahu gjatë fjalimit të tij të parë si kryetar i Bashkësisë.

Fetahu në fjalimin e tij u shpreh se do të punoj në interes të të gjithë qytetarëve dhe në veçanti komunitetit mysliman në vend.

“Rrugëtimi jonë do të jetë dija, transparenca dhe  puna e palodhshme në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve. Do të jetë një BFI e cila me mençuri dhe urtësi do tu përgjgijet të gjitha sfidave që i sjell koha dhe vendi”, – tha Fetahu.

Zgjedhjet në BFI u mbajtën pas shkarkimit nga detyra të paraardhësit të Fetahut, Sulejman Rexhepi, pasi ky i fundit u përfshi në një skandal.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu