Situatë e rëndë në Maqedoninë e Veriut; 1,198 raste të reja me COVID-19, ndërrojnë jetë 26 pacientë të tjerë

ShKUP – Maqedonia e Veriut ka raportuar mbrëmë se përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë konfirmuar 1,198 raste të reja me sëmundjen e koronavirusit COVID-19, ndërsa kanë ndërruar jetë gjithashtu edhe 26 pacientë të infektuar. Rastet e reja janë zbuluar pas testimit të 3,081 personave të dyshuar të infektuar.

Viktimat janë; tetë nga Shkupi (72, 67, 88, 61, 87, 59 dhe 67 vjeç), një nga Kumanova (80 vjeç), një nga Shtipi (67 vjeç), dy nga Prilepi (73 dhe 60 vjeç), dy nga Tetova (71 dhe 56 vjeç), dy nga Struga (68 dhe 68 vjeç), dy nga Velesi (76 dhe 55 vjeç), katër pacientë nga Manastiri(35, 73, 55 dhe 82 vjeç), tre nga Ohri (46, 67 dhe 35 vjeç), dhe një pacient nga Gostivari (53 vjeç). Të gjithë pacientët kanë të vdekur duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për 621 të shëruar, 150 prej tyre në Shkup.

Rastet e reja janë zbuluar:
– Shkup 572
– Kumanovë 41
– Dibër 1
– Shtip 49
– Prilepi 53
– Tetovë 28
– Strugë 34
– Veles 42
– Manastir 92
– Ohër 42
– Kavadarci 18
– Gostivar 11
– Gjevgjelia 3
– Strumicë 34
– Kriva Palanka 11
– Radovish 6
– Krushevë 6
– Koçani 14
– Probistip 5
– Demir Hisar 3
– Makedonski Brod 3
– Pehçevo 7
– Berovë 19
– Valandovë 9
– Vinicë 11
– Delçevo 11
– Kratovë 5
– Sveti Nikole 20
– Kiçevo 33
– Resen 4
– Negotino 11

Të shëruarit janë:
– Shkup 150
– Kumanovë 41
– Dibër 4
– Shtip 36
– Prilepi 42
– Tetovë 69
– Strugë 12
– Veles 52
– Manastir 37
– Ohër 11
– Kavadarci 21
– Gostivar 22
– Gjevgjelia 11
– Strumicë 36
– Kriva Palanka 4
– Radovish 5
– Koçani 12
– Probistip 8
– Makedonski Brod 2
– Pehçevo 1
– Berovë 4
– Valandovë 1
– Delçevo 6
– Kratovë 4
– Sveti Nikole 3
– Kiçevo 16
– Resen 3
– Negotino 8

Deri të enjten në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 303 mijë persona dhe prej tyre me COVID-19 janë diagnostikuar 51,213 persona, nga të cilët 1.423 e kanë humbur jetën, 30,204 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 19.586 persona.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka propozuar qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Nëse vendimi miratohet, në përballje me pandeminë do të përfshihen edhe Armata e Maqedonisë së Veriut, ndërsa qeveria do të mund të administrojë edhe me spitalet private dhe me kapacitetet tjera për përballje sa më efikase me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se vendimi do të miratohet më së voni deri të premten.

Zaev ka thënë se gjendja e krizës nuk nënkupton edhe orë policore apo kufizimin e lëvizje së qytetarëve, por ka bërë thirrje për respektimin e masave që janë në fuqi që të mos ketë nevojë për aplikimin e kufizimeve të reja.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu