13 viktima nga COVID-19 dhe mbi 700 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë- Vijojnë të jenë të larta shifrat e viktimave dhe infektimeve të reja nga Covid 19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit raportohen 13 viktima dhe 737 raste të reja të infektuarish.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 737 raste të reja me koronavirus, nga 2,470 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 737
Të shëruar ne 24 orë 414

Të shtruar në spitale 443
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764
Raste pozitive 32.196
Raste të shëruara 15.469
Raste Aktive 16.042
Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8386
Durrës 1184
Elbasan 744
Fier 1204
Korçë 888
Vlorë 769
Shkodër 856
Lezhë 660
Berat 487
Kukës 325
Dibër 133
Gjirokaster 406

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu