Atentati në Bulqizë/ “Ka miq në shtet ndaj nuk arrestohet”, Shaqir Tollja: Besmir Zeneli qëlloi me armë drejt kushëririt

Shaqir Tollja i cili sipas njoftimit të policisë ndodhej në automjetin që u godit nga plumbat gjatë ditës së djeshme ngre një tjetër pretendim.

Duke folur në një intervistë për Report Tv ai thotë se ndodhej në makinën e tij, ndërsa autori ishte vënë në ndjekje të kushëririt Erlind Tollja, i cili udhëtonte me Land Roverin që u bombardua nga plumbat.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Besmir Zeneli, i shpallur në kërkim policor. Burime nga policia thanë se fisi Tollja dhe Besmir Zeneli kanë pasur konflikte të vazhdueshme për fabrikën e ferrkromit në fshatin Tërnovë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “Për ngjarjen e ndodhur më 20.11.202 ora 14:30, veprimet proceduriale jan kryer nga Krimet e renda në Drejtorin e Policise  së Dibrës dhe materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale vrasje e mbetur në tentative sipas nenit 78-22.  Nga forcat e Komisariatit Policise Bulqizë dhe në bashkëpunin me forcat e Drejtorisë së qarkut Dibër vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar për këtë ngjarje Besmir Zeneli.

“Ngjarja e sotme e ka zanafillën më 18 gusht më ka kërcënuar djalin, bëmë denoncimin në polici. Më 9 shtator më ka dhunuar mua, erdhi policia bëmë denoncimin por prapë nuk e arrestuan. Ditën e premte, kushëriri im Erlind Tollja erdhi tek kapanoni ku punoj e më tha që po më përndjek Besmiri, unë e shoqërova për në Krajkë. Unë isha me makinën time, Erlindi Tollja me makinën e vet. Autori është Besmir Zeneli, ka qëlluar më armë ndaj automjetit të Erlindit. S’dimë ku na gjen rreziku prej tij, se dikush e mbron në shtet. Nuk kam konflikte por kushërinjtë e mi kanë bashkëpronësi me Zenelin në fabrikën e ferrokromit” – tha Tollja.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu