Dibër/ Armëmbajtja pa leje dhe dhunë në familje, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

DIBËR- Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu të Dibrës, i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes, të cilën e kërcënonte edhe me vrasje.

Policia njoftoi se 46-vjeçarit Emri Puci iu gjet në banesë edhe një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Dhunë në familje'”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu