Gjonaj: Barazim i trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve me atë të Shtetit

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha sot se “nuk do të ndalemi derisa të barazojmë trajtimin financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve me atë të Policisë së Shtetit”.

Ministrja Gjonaj u shpreh se vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të rritet maksimalisht.

“Ditë pas dite, vetë rezultatet tregojnë se politikat tona i kanë dhënë Policisë së Burgjeve një fytyrë të re, një identitet profesional, duke pësuar një transformim të thellë dhe të panjohur prej vitesh”, – tha Gjonaj.

Ministrja Gjonaj u shpreh se “ashtu siç kemi planifikuar, dialoguar dhe premtuar, vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të rritet maksimalisht deri sa të ekzistojë veç shenja e barazimit si në aspektin logjistik ashtu edhe në atë financiar me trupën e Policisë së Shtetit”./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu