Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Agresion ndaj institucioneve jetëshpëtuese

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka dënuar sulmin në qendrën shëndetësore në Elbasan duke e konsideruar atë të nxitur nga gjuha e urrejtjes.

Manastirliu shprehet se agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha”, shprehet Manastirliu.

Manastirliu dënon me forcë këtë akt të dhunshëm dhe mbështet punën e bluzave të bardha që shërbejnë me përkushtim në këto kohë të vështira.

“Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën”, thekson ministrja./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu