Spiropali: Basha po mundohet të plotësojë radhët e vdekura të opozitës me viktimat e Covid-it

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me akuzën e kryetarit e PD-së Lulzim Basha për fshehjen e numrit të të vdekurve nga COVID-19.

Spiropali shprehet se Basha po mundohet të plotësojë radhët e vdekura të opozitës me viktimat e Covid-it.

“Luli Basha ka lojtur nga mend e kokës. Po mundohet të plotësojë radhët e vdekura të opozitës me viktimat e Covid-it”, shprehet ajo.

Po ashtu Spiropali ju bënë apel qytetarëve që të respektojnë masat e parandalimit të virusit dhe të mos dëgjojnë liderin e opozitës.

“Mos e dëgjo! Mbaj maskën! Ruaj distancën! Së bashkë i’a dalim”, apelon Spiropali./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu