Xhaçka viziton Bulqizën: Unaza e Qytetit të Vjetër dhe Qendra Kulturore ,dy projekte të rëndësishme për qytetin

BULQIZË – Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla inspektuan punimet që po kryhen në Qendrën Kulturore të Bashkisë dhe në unazën e Qytetit të Vjetër.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Bashkia Bulqizë, gjatë qëndrimit të saj në Bulqizë, znj.Xhaçka u njoh nga afër me planin e rikonstruksionit tërësor të kësaj qendre, e cila së shpejti, përmes kurseve të ndryshme, aktiviteteve kulturore-artistike dhe argëtimit të fëmijëve, kjo qendër do të shërbejë për të pasuruar jetën sociale të qytetit.

Kryetari Alla u shpreh se projekti përfundimtar do t’u mundësojë qytetarëve të Bulqizës një qendër me kushte bashkëkohore.

Projekti po zbatohet nga Bashkia Bulqizë, i mbështetur financiarisht nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare nëpërmjet programit IADSA ll.

Nga ana tjetër tjetër, Xhaçka vlerësoi si shumë të rëndësishme edhe punimet që po kryhen në unazën e qytetit të vjetër.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu