E rëndë në Kosovë/ Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve brenda 3 ditëve

PRIShTINË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Kosovë, ku dy vëllezër kanë humbur jetën brenda tre ditësh nga koronavirusi.

Lajmin për ndarjen e tyre nga jeta e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili shkruan se Adnan Bucaliu ka humbur jetën nga Covid dhe vetëm tre ditë pas tij, ka humbur jetën edhe i vëllai, Agroni.

Deputeti i PDK-së, i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.

“Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit”
, – shkruan deputeti.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu