Gjermani/ U fut me makinë në trotuar dhe masakroi këmbësorët, shoferi 51-vjeçar dyshohet se vuan nga çrregullime mendore

TRIER – Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në Gjermani, pasi një makinë me shpejtësi të lartë u fut në një pedonale të populluar me këmbësorë, duke përplasur ç’gjeti para. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe forca të shumta policie, të cilat vunë në pranga drejtuesin 51-vjeçar të mjetit.

Ngjarja ndodhi në qytetin Trier, në perëndim të Gjermanisë, pranë kufirit me Luksemburgun.

Deri më tani, policia gjermane nuk ka njoftuar zyrtarisht identitetin e pesë viktimave, me arsyetimin se sulmi është klasifikuar si terrorist.

Sidoqoftë, hetuesit e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, – sipas revistës gjermane Focus.

Kurse, sipas Prokurorisë, ka dyshime se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Të gjitha viktimat që vdiqën ishin banorë të qytetit të Trier që po ecnin në një trotuar që ishte zbukuruar për Krishtlindje. Një total prej pesë personash u vranë dhe 14 u plagosën, disa prej tyre në gjendje kritike”, – njoftoi policia.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve, nuk ka asnjë provë për motiveve politike ose fetare që mund ta kenë shtyrë 51-vjeçarin të kryente aktin tragjik dhe dyshohet se shkak janë bërë çrregullimet psikike.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu