Pas dy javësh izolim, Vjosa Osmani mposht COVID-19

PRISHTINË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19 dhe është rikthyer në zyrën e saj në presidencë, për të vazhduar me angazhimet e saj.

“Kam bërë thirrje gjithnjë̈, e tani pas eksperiencës time dhe të familjes time me virusin, ju lutem serish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është̈ çdokund. Ne ishim me fat ta luftojmë̈ virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është̈ fati i të gjithëve”, ka shkruar në rrjetet sociale, Osmani.

Të martën pas një takimi të Komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se “situata me pandeminë në Kosovë është mjaft serioze, por nën kontroll”.

Ai ka paralajmëruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi dhe se për festat e fundvitit do të ketë masa tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rreth dy javë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa komuna nga ora 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu