Përfundimi i afatit të masave kufizuese; Komiteti Teknik merr vendimin: Vijon pa afat ndalimi i lëvizjes gjatë natës

TIRANË – Gjatë një konference për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi për një afat të pacaktuar masat kufizuese kundër përhapjes së sëmundjes së koronavirusit COVID-19 që ishin caktuar deri për sot, 2 dhjetor.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli është shprehur se në kuadër të rasteve të reja me Covid në vendin tonë do të vijojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese edhe gjatë muajit dhjetor.

“Pas një analize të thelluar të bërë gjatë javëve të fundit në lidhje me situatën Covid në vendin tonë komiteti i ekspertëve ka vendosur që të lërë në fuqi masat anti Covid, vijon që të jenë të ndaluar grumbullimet me  mbi 10 personave, ndalohen ceremonitë e festave, mortore, dasmat. Do të jetë në fuqi kufizimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00, shkollat do të vijojnë me mësim të alternuar dhe online, universitete do të vijojnë online”, – ka thënë Racacolli

Ndërkohë shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në konferencën e kësaj të mërkure në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë është shprehur se gjatë javës së fundit është vënë re një ulje e rasteve të reja me Covid.

Vendi po përballet me një valë të lartë. Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në ulje të rasteve pozitive përsa u përket infektimeve me Covid 19. Qarku që mban peshën më të madhe është Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Duhet të theksojmë dhe një element të rëndësishëm se java e fundit ka treguar një ndikim tek ulja e shifrave”, – është shprehur ajo.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu