Rindërtohet shkolla “Hasan Koçi” në Durrës/ Rama: Pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe,

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku vizitoi nga afër ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi”, e dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe e rindërtuar me standarde bashkëkohore në kuadër të programit të Rindërtimit.

“Hapet për nxënësit e mësuesit një tjetër shkollë e re, pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës”, tha Kryeministri.

Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kryeministri Rama vlerësoi kushtet në të cilat do të mësojnë tani nxënësit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj vlerësoi se “kjo është një nga shkollat më të mira të ndërtuara pas tërmetit.

“Shkolla ka 18 klasa dhe 4 laboratore dhe ambiente ndihmëse duke përfshirë edhe palestrën”, tha ai.

Ndërkohë, Ahmetaj theksoi se “shkolla që u dëmtua ka qenë e vitit 1946”.

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako u shpreh se “kjo është shkolla e 4 ku ne kemi filluar procesin mësimor dhe kemi edhe 8 objekte që do t’i inagurojmë së shpejti”./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu