Tensionohen marrëdhëniet; Rusia dërgon raketat në ishujt që pretendohen nga Japonia

Sistemet raketore S-300V4

KURILE – Ushtria ruse ka njoftuar së fundmi vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile, të cilat pretendohen nga Japonia si pjesë e hapësirës së saj territoriale.

Sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300V4 janë vendosur në gatishmëri luftarake në Ishujt Kurile, përveç sistemeve të raketave me rreze më të shkurtër Tor M2 të vendosura atje më herët, tha Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë përmes një deklarate.

Stacioni televiziv i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Zvezda, raportoi se sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore ishin vendosur në Iturup, një nga katër ishujt jugorë të Kurileve.

Russia Explores Kuril Islands, Angering Japan - Communal News

Pin on maps

Rusia ka vazhduar të ndërtojë forcat e saj në ishujt, duke përfshirë stacionimin e avionëve luftarakë të përparuar dhe raketave anti-anije.

Bashkimi Sovjetik e pushtoi rajonin nga Japonia në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia vazhdon të pretendojë të drejtat territoriale në ishujt, të cilat i quan Territoret Veriore.

Mosmarrëveshja ka penguar Rusinë dhe Japoninë të nënshkruajnë një traktat paqeje që i jep fund zyrtarisht luftës. Dekada përpjekjesh diplomatike për të negociuar një zgjidhje nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Tokio është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve ushtarake nga Moska në zinxhirin strategjik të rëndësishëm të ishujve që shtrihen në verilindje nga Hokkaido i Japonisë në rajonin Kamchatka të Lindjes së Largët Ruse.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator, kryeministri i japonez, Yoshihide Suga diskutoi për mosmarrëveshjen territoriale përmes një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, shtyu zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjatë gati tetë viteve të tij në pushtet.

Advanced S-300V4 air defense missile system enters service in Russia's Far East - Military & Defense - TASS

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu