Tomini zbulon 3 qarqet me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19

TIRANË – Gjatë një konference për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi për një afat të pacaktuar masat kufizuese kundër përhapjes së sëmundjes së koronavirusit COVID-19 që ishin caktuar deri për sot, 2 dhjetor.

Pra do të shtyhet për një afat të pacaktuar kufizimi i lëvizjes së lirë përgjatë fashës së orarit 22:00 e darkës deri në 06:00 të mëngjesit. Po ashtu, mbeten në fuqi masat shtrënguese të njoftuara më parë siç është ndalimi i grumbullimit të më shumë se 10 personave, regjimi i mësimit në shkolla, etj.

Ndërkohë zyrtarja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se 3 qarqet me numrin më të madh të të infektuarve me COVID-19 janë Tirana, Lezha dhe Gjirokastra, të cilat janë kthyer në vatra të rrezikshme dhe incidenca është tepër e lartë.

Vendi po vijon me një intensitet të lartë të rasteve pozitive me koronavirus. Incidenca vijon e lartë gjatë dy javëve. Nga 254 raste për 100 mijë banorë në 347 raste për 100 mijë banorë gjatë dy javëve të fundit krahasuar me dy javëshin e mëparshëm.

Vetëm javën e fundit është vënë re një tendencë në uljen e rasteve pozitive. Kjo ka ardhur për shkak të ndikimeve të masave të marra deri më tani.

Qarqet me rastet më të shumta janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha. Ka një transmetm të gjerë komunitar. Niveli i riskut opër transmetimin është i madh“, – u shpreh Tomini.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu