Shqiperia perpara zgjedhjeve elektorale/ A do ndikohet Shqiperia nga rezultati i zgjedhjeve ne Malin e Zi ?

Nga Marina Kërçeli:

Zgjedhjet elektorale po afrojnë. Së bashku me temperaturat e ftohta, ky vit elektoral tipik  kryeqytetas pret të ” shijojë”, përveç çeljes së fushatës zgjedhore dhe djersitjen e çdo konkurenti kandidat për vendin e deputetit në kuvend, por ndërsa djersitja e kandidatëve është një çështje që më së shumti duhet të menaxhohet në mënyrë të organizuar nga stukturat partiake që synojnë në këtë prag fushate fitimin e mazhorancës ose vende të sigurta për aleancë  potenciale, janë qytetarët shqiptarë që në mënyrën e tyre tërësisht individuale kësaj here duhet të respektojnë votën dhe vlerën e saj. Në kuptimin e respektit për votën gjykoj që është roli i “qytetarëve”,  gjatë këtij procesi zgjedhor që duhet të bëjë dallimin nga proceset zgjedhore të shkuara.

Sot, mbas më shumë se 13 vjet zgjedhjesh të aspiruara si të lira, çdo qytetar shqiptar që jeton brenda në metropol ose zona në zhvillim, duhet të jetë më i vetëdijshëm se kurrë, për rolin dhe misionin e tij politik gjatë ushtrimit të kësaj të drejte. Qytetarët e këtij vendi duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe më kërkues ndaj forcës politike që konkuron për t’u zgjedhur, sepse zgjedhjet elektorale duhet të konsiderohen nga çdo zgjedhës dhe të dashurit e tij, një mundësi ku familja e tij e ngushtë të përmirësojë nivelin aktual të jetesës, të ndihet i sigurt në vendin e punës etj.

Qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin me votën e tyre në pranverën e vitit që vjen, më 25 prill, qeverinë dhe parlamentin e ri që do drejtojnë vendin për katër vjet. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi 25 prillin e vitit të ardhshëm si data e zgjedhjeve parlamentare 2021. Parlamentarët 2021 janë zgjedhjet e dhjeta të përgjithshme demokratike në Shqipërinë post komuniste, por ndryshe nga vitet e kaluara, këto zgjedhje do të jenë të parat që do të kryhen me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Pra, pritet të kemi zgjedhje me lista të hapura, ku qytetarët e Shqipërisë do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për forcën politike që preferojnë por edhe për emrin e kandidatit për deputet që ata dëshirojnë të jetë antar i parlamentit të ri. Kjo formë votimi do të krijojë kushte reale për funksionimin më efektiv dhe rritje të demokracisë përfaqësuese në Shqipëri, si dhe krijon shance për prurje të reja politike.

Por ajo që duhet të mos qëndrojë larg opinionit publik është edhe qasja që patën zgjedhjet e 30gushtit në Malin e Zi , ka të bëjë me faktin e një forme “lufte të ashpër” për të fituar dy mandate në mënyrë për te mbrojtur denjësisht dhe përfaqësimin e vetë popullit shqiptar në Malin e Zi, së bashku me interesat e këtyre të fundit, në mënyrë për të qenë faktor dhe partner qeverisës dhe jo vetëm ne dekor.

Zgjedhjet e 30 gushtit u vlerësuan si historike, sepse pati një sensibilizim të dy blloqeve të kundërta në skemën politike malzeze dhe vetë fakti se asnjëra palë nuk do të kishte shumicën apsolute dhe si faktor qeveribërës ishin edhe partitë qytetare, por edhe partitë e pakicave. Por edhe një fakt i rëndësishëm është përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Republikan. “Listat Shqiptare” dhe rezultati i zgjedhjeve në Malin e Zi, patën impakt në të dyja vendet, pasi këto lista ishin identiteti nacional, ruajtja e trashëgimisë kulturore, përfaqësimi autentik i shqiptarëve në organet shtetërore dhe të tjera.

Ndër të tjera si këto, rezultatet do të kenë ndikim, pasi në fushën e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në rastin kur zgjidhen shqiptarët, bëhet më i lehtë bashkëpunimi. Por edhe pritet të ketë ndikim në ekulibrat e Ballkanit, por jo vetëm pasi do të ketë ndikim edhe të faktorit shqiptar në rajon.

Por ajo që do të jetë influencë është Shqipëria, pasi jemi ne ata të cilët e kemi frymën elektorale.

Kanë qënë të shumtë faktorët influentë vendas dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatet e Malit të Zi, ku vlen të përmenden konsumimi shumëvjeçar i partisë Milo Gjukonaviç, ndikoi gjithashtu edhe vendimi që morri para zgjedhjeve për atë qe mund ta quajmë nacionalizmin e kishës ortodokse, si instrument presioni për të siguruar avantazhe në lidhje me marrëdhënien tradicionale me Serbinë duke u orientuar me të drejtë drejt Bashkimit Europian dhe NATO.

Të mos harrojmë se në Malin e Zi që pas vitit 2016- grushti i dështuar i shtetit dhe përdorimi i  grupimeve politike për të krijuar kaos  nga aktorët e huaj serbo-rus   patën një ndikim negativ. Këto përpjekje anti NATO, kishin si qëllim pengimin e integrimit të Malit të Zë në Aleancën e Antlantikut  dhe krijimin e kaosit  dhe uljen e imazhit të institucioneve malazeze.

Edhe zgjedhjet e fundit   me fitoren e partive që mbështeten nga Kremlini dhe Beogradi duket se ndikimi negativ në komunitetin  malazez ka qenë konstant.

A do ndikohet popullsia shqiptare nga këto faktorët e jashtëm Serbi- Rusi të cilët herë pas herë sulmojne me iden e shqipërisë së madhe dhe duke nxitur urrejtje ndaj popullit shqiptar???

Intitucionet shqiptare, shoqëria shqiptare ka treguar ndër vite se rrugëtimi i vendit tonë drejt BE nuk mund të ndalet as nga grushtet e shtetit të organizuara si në Malin e Zi por as nga investimet e oligarcheve, pasi shqiptaria nuk mund të blihet me para.

Në Malin e Zi  sipas vendimeve të gjykatave të vendit   shumë investitorë rus apo kompani të lidhura me Lukoil e Gazprom   hodhën shuma të mëdha fondesh (origjina e paligjshme) për të tjetërsuar qëverisjen e vendit dhe për të mbështetur një rrymë politike që ndjek orientimet dhe udhëzimet e Moskës.

 Pra faktorë vendas si përplasja e brendshme midis forcave politike pro-serbe, por pati dhe faktorë të jashtëm, ajo e cilësuar si përplasje interesash, midis tendencës  perëndimore dhe institucioneve të rendësishme perëndimore  dhe influencës, presionet ose ndërhyrjes së kamufluar të Serbisë, ku padyshim qëndron edhe Rusia.

Nëse BE vendos kushte për të rritur demokratizimin dhe mënyrën e qeverisjes, vende dhe organizata të mbështetura nga Kremlini  krijojnë kaos, frikë, dhunë, grushte shteti me të vetmin qëllim shkatërrimin e institucioneve dhe pengimin e integrimit. Në fokusin e Rusisë dhe aleatëve të saj është përfitimit dhe përdorimi i akteve të dhunës, paligjshmërisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut, si rrugët për të arritur qëllimin e tyre. Rusia as Serbinë nuk e  mbështeti gjatë covid 19 ku dhe Presidenti Serb Vucic mbajti qëndrim ndaj Moskës, kur dihet ndër shekuj se Rusia e përdor Serbinë për të rritur influencën e saj në Ballkan.

Ndërsa ndryshe nga shteti fqinj, pritet që faktor influent në Shqipëri pritet të jenë: ndryshimi zgjedhor nga votimi me lista të mbyllura tek ai me lista të hapura, faktor i rëndësishëm ky i fundit i cili do të mundësojë ardhjen e një elite të re politike në Shqipëri. Ndërsa faktor i jashtëm do të jetë plotësimi i kushteve të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të antarësimit.

Ajo që mbetet e rëndësishme është marrëdhënia dhe situata politike mes këtyre dy vendeve. Ku mund të themi se bashkëpunimi që sot këto vende kanë, është sërisht një fillesë përpjekjesh e përbashkët për të çuar në një stad edhe më të avancuar marrëdhëniet.

Ku pritet të garantohet rruga e themelimit të bashkëpunimit në rrafshin birateral, po ashtu dhe në planin rajonal dhe europian.Si dhe lehtësimi i shkëmbimeve tregëtare etj.

Pra, ajo që pritet të shohim është progresi i shpejtë dhe i qëndrueshëm. Pasi Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë vlera të përbashkëta, vlera euroatlantike në kuadër të NATO-s dhe së shpejti do të futen në familjen e madhe Europiane.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu