Një situatë e pazakontë i ka ndodhur një gazetari të BBC-së, i cili u transmetua drejtpërdrejt duke hapur gojën me të madhe, çka bëri që të ndjehej i turpëruar.
Prezantuesi i lajmeve, Ben Braun, gjatë transmetimit të një kronike, ishte rehatuar në karrige dhe duket se lodhja ka bërë që ai të mos e kuptojë që kronika po mbaronte dhe se duhej të përgatitej për prezantimin e tjetrës në vijim.
Kur kuptoi që kamera ishte hapur, gazetari u mundua të ndreqte me nxitim gabimin dhe menjëherë nisi të prezantonte kronikën e radhës, duke anashkaluar atë çka kishte ndodhur.
Një përdorues i Twitter komentoi: “Duket se lodhja e nivelit 4 po kap edhe prezantuesit e BBC News”.
Një tjetër kishte simpati për prezantuesin, duke thënë: “Ne si shikues, shpesh harrojmë se prezantuesit si Beni janë njerëz dhe janë njësoj si ne”.